Ananasi është shumë i shijshëm, mirëpo tepër i komplikuar për ta prerë dhe lë shumë papastërti.
Mirëpo, një formë e re e prerjes së këtij fryti, që është shpërndarë së fundmi përmes Twitterit, i ka befasuar të gjithë, transmeton Telegrafi.
“Do e lë fakultetin, nuk po mësoj më shumë se nga rrjetet sociale” si dhe “tërë këto vite më kanë shkuar dëm, si nuk e kam ditur më herët këtë formë” ishin dy prej komenteve të shumta.
Kjo mënyrë e thjeshtë dhe e lehtë, realizohet pasi të jetë hequr pjesa e sipërme e ananasit, ndërsa më pas secila pjesë del me lehtësi.
Tani sigurisht po e mendoni lokalin më të afërt ku shesin pemë, për të blerë ananas, që më parë nuk i merrnit, vetëm pse përtonit t’i pastronit. /Telegrafi/