Site icon Telegrafi

Ford, GM dhe Toyota dhurojnë nga një milion dollarë për inaugurimin e Trumpit

Ford dhe General Motors kanë njoftuar se do të kontribuojnë me automjete dhe para në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, muajin e ardhshëm.

Dyshja, së bashku me Toyotan, po dhurojnë nga 1 milion dollarë për këtë ngjarje.

Nuk është e pazakontë që presidentët të kërkojnë donacione për inaugurimin e tyre, përcjell Telegrafi.

Lista e donatorëve të inaugurimit të presidentit Joe Biden për vitin 2021 përfshinte Google, Microsoft, Boeing, Pfizer, AT&T, Uber dhe të tjerë.

Biden mblodhi rreth 61 milionë dollarë për ngjarjen, e cila u zhvillua gjatë pandemisë.

Ndërsa Trump mblodhi 106.7 milionë dollarë për inaugurimin e tij në 2017.

Ndryshe, industria e automobilave mund të shohë ndryshime të rëndësishme politikash me administratën e ardhshme.

Trump ka kërcënuar se do të vendosë tarifa për importet nga Meksika, Kanada dhe Kina.

Ka gjithashtu raporte se Trump planifikon “të vrasë” kredinë federale të taksave për veturat elektrike. /Telegrafi/

Exit mobile version