Site icon Telegrafi

Forcat ruse kanë hyrë në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës – thonë zyrtarët lokalë

Forcat ruse kanë hyrë në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, thonë zyrtarët lokalë, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Kreu i administratës rajonale të Kharkiv, Oleg Sinegubov, tha se automjetet e lehta ushtarake “kishin depërtuar në qytet”.

Para deklaratave të tij, pamjet ishin shfaqur duke treguar disa makina ushtarake ruse duke lëvizur nëpër rrugët e qytetit verilindor.

Sinegubov u ka kërkuar banorëve të qëndrojnë brenda, duke thënë se trupat ruse dukej se ishin në qendër të qytetit.

“Mos lini strehimoret! Forcat e Armatosura të Ukrainës po eliminojnë armikun. Civilëve u kërkohet të mos dalin në rrugë”.

Ndryshe, Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës kishte konfirmuar më herët se një raketë ka goditur një bllok njësi nëntëkatëshe në qytetin verilindor të Kharkiv, duke vrarë një grua dhe duke plagosur të tjerë.

Pak orë më parë ishte raportuar gjithashtu se një raketë kishte goditur një gazsjellës në të njëjtin qytet. Kharkiv – qyteti i dytë më i madh i Ukrainës – që është përballur me sulmin ushtarak rus që nga 24 shkurti, ditën e parë të agresionit rus. /Telegrafi/

Exit mobile version