Site icon Telegrafi

Forcat e shtuara të misionit paqeruajtës në Urën e Ibrit, zyrtarët e KFOR-it: Vizitë rutinë, do të zgjasë vetëm sot

Gjatë ditës së sotme janë parë forca të shtuara të KFOR-it mbi Urën e lumit Ibër, në Mitrovicë.

Lidhur me këtë, zyrtarët e KFOR-it në terren thanë që kjo është një vizitë rutinë e tyre, e cila do të jetë vetëm sot dhe që nuk ka të bëj me Urën e Ibrit.

“Është vetëm një vizitë rutinë dhe do të zgjasë vetëm sot. Jo, nuk ndërlidhet me Urën e Ibrit”, i kanë thënë zyrtarët, gazetares së Telegrafit.

Ndërsa, zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së veriut, Veton Elshani për Telegrafin tha se nuk kanë informacione për këtë vizitë, derisa theksoi se situata në veri nuk ka ndryshuar “Vazhdon të jetë e qetë, por delikate”.

Telegrafi po ashtu u ka dërguar pyetje KFOR-it, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk kanë kthyer përgjigje. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version