Është publikuar një video e cila shfaq momentin kur kapiteni i Forcave Ajrore Izraelite vritet gabimisht nga ushtarët e Forcave Izraelite të Mbrojtjes në një pikë kontrolluese në Jerusalem.
Ushtarët e kishin për cak një kalimtar të rastit palestinez, nga i cili kishin frikë se do t’i therte me thikë ata, duke e huqur cakun dhe duke goditur kapitenin në vend të palestinezit.
Eliav Gelman, 30 vjeçar, raportohet se po priste autobusin në pikën kontrolluese në momentin e incidentit, transmeton express.
Incidenti ka ndodhur në shkurt të këtij viti, por pamjet janë publikuar vetëm tani.
https://www.youtube.com/watch?v=DP5DQs3kVdI