Një kolonel i Forcave Ajrore të SHBA “ka shpërndarë dezinformata” kur përshkroi një eksperiment në të cilin një dron i aktivizuar me inteligjencë artificiale zgjodhi të sulmonte operatorin e tij për të përfunduar misionin e tij, deklaruan nga shërbimi i Forcave Ajrore.
Koloneli Tucker Hamilton, shefi i testit dhe operacioneve të inteligjencës artificiale në Forcën Ajrore të SHBA-së, po fliste në një konferencë të organizuar nga Shoqëria Mbretërore Aeronautike.
Një raport në lidhje me të u bë viral, ndërsa siç raporton BBC-ja, Forcat Ajrore thonë se nuk ka ndodhur një eksperiment i tillë, përcjell Telegrafi.
Në fjalimin e tij, ai kishte përshkruar një simulim në të cilin një dron i aktivizuar me inteligjencë artificiale u pengua vazhdimisht nga përfundimi i detyrës së tij për të shkatërruar vendet e raketave tokë-ajër nga operatori i tij njerëzor.
Ai bëri të ditur se në fund, pavarësisht se ishte trajnuar për të mos vrarë operatorin, droni shkatërroi kullën e komunikimit në mënyrë që operatori të mos komunikonte më me të.
“Ne kurrë nuk e kemi kryer atë eksperiment dhe as nuk do të na duhej për të kuptuar se ky është një rezultat i besueshëm”, sqaroi më vonë Kolonel Hamilton në një deklaratë për Shoqërinë Mbretërore Aeronautike.
Ai shtoi se ishte një “eksperiment i menduar” dhe jo çdo gjë që ai kishte thënë kishte ndodhur në të vërtetë. /Telegrafi/