Site icon Telegrafi

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë hap zyrën rajonale në Mitrovicën e Veriut

Pamje nga hapja e zyrës rajonale të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë në Mitrovicë të Veriut

Gjatë ditës së sotme, Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) ka hapur zyrën rajonale në Mitrovicën e Veriut.

Kjo zyrë do të fillojë operacionet formale me një mision për të siguruar që të gjithë qytetarët e vendit të përfitojnë nga investimet në masat e efiçiencës së energjisë, shkruan Telegrafi.

“Ajo do të shërbejë si ‘one-stop shop’ duke ofruar mbështetje teknike, këshillime dhe udhëzime lidhur me çështje të ndërlidhura me efiçiencën e energjisë në sektorin publik, sektorin e banimit dhe sektorin e biznesit”, thuhet në komunikatën për media të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

Sipas tyre, kjo është një nismë e misionit të FKEE-së për prezencë në të gjitha rajonet e Kosovës, duke u lehtësuar kështu qytetarëve qasje në projektet që realizon institucioni.

“Prezenca jonë në Mitrovicën e Veriut demonstron përkushtimin institucional të FKEE-së që të promovojë përfshirje të lartë dhe qasje për të gjithë qytetarët tanë”, thuhet tutje në komunikatën për media. /Telegrafi/

Exit mobile version