Trajneri i Kombëtares, Franco Foda, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Qeverisë dhe vuri në pah rëndësinë e solidaritetit në momente të tillë.
Përzgjedhësi gjerman i Dardanëve ka thënë se racizmi nuk ka vend në futboll, derisa tha se nuk është i rëndësishëm vendimi i UEFA-s, por vendimi i tyre.
“Për neve është e rëndësishme që e kemi mbështetjen nga ju. Unë besoj se ka qenë vendimi i drejtë në atë moment. Për neve nuk është e rëndësishme vendimi i UEFA-s, por ka qenë më i rëndësishëm vendimi ynë”.
Foda tutje tha se e rëndësishme ishte deklarata e futbollistëve që Kosova është Kosovë.
“Më e rëndësishmja është deklarata e lojtarëve që Kosova është Kosovë, dhe kjo është ajo që vlen më së shumti dhe që racizmi nuk ka vend në stadium”.
“Për këtë është e rëndësishme që një shtet të vogël si Kosova të qëndrojmë të bashkuar, dhe pa dyshim na duhet përkrahja e juaj në këto momente”, deklaroi përzgjedhësi Foda. /Telegrafi/