Një burrë kishte bërë një lëvizje të guximshme në qytetin rumun Braila, kur me veturën e tij kërceu disa metra në ajër pasi goditi trotuarin e një rrethrrotullimi.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin, kur në rrugën e mbuluar nga shiu fluturon me veturën e tij, por që fatmirësisht shpëton pa ndonjë lëndim, transmeton Telegrafi.
22-vjeçarin nuk e kishte trembur fakti që pranë rrethrrotullimit ishte trotuari i lartë, dhe kështu në vend se të sillet rrotull tij vendosë të kaloi sipër.
Sipas medieve rumune, i riu i cili i shpëtoi me të keqes është arrestuar nga policia, ndërsa ende nuk dihet nëse kjo ngjarje ishte e qëllimshme apo rastësishme. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=NT1-TJ7uNM8