Florent Hadërgjonaj po tregon formë të lartë te Alanyaspor, ku në ndeshjen e sotme ndaj Konyaspor ka gjetur edhe golin.
Alanyaspor po luan si mysafir i Konyaspor në kuadër të javës së 33-të në Superligës së Turqisë.
Zhvillohej minuta e parë e kohës shtesë në pjesën e parë, kur Hadërgjonaj pranoi një top në zonë dhe me një gjuajtje të bukur shënoi për 1-0.
https://twitter.com/FootColic/status/1781681193223672227
Ky ishte rezultati pas 45 minutave të para në një ndeshje vendasit po luajnë për mbijetesë.
Nga minuta e parë te Alanyaspor po luan edhe Fidan Aliti, ndërsa te Konyaspor startoi Valon Ethemi e Sokol Cikalleshi është në bankën rezervë./Telegrafi/