Telegrafi

“Flick mund ta rikthejë magjinë e Barcelonës së Guardiolës”, ish-legjenda gjermane me fjalë të mëdha

Ikona gjermane Lothar Matthaus beson se Hansi Flick mund të ringjallë ditët e Barcelonës së Pep Guardiolës.

Pas një stuhie 24 orëshe në Kataloni, Flick pritet që të emërohet si trajner i ri i Barcelonës gjatë ditëve në vijim.

Xavi Hernandez do të drejtojë ndeshjen e tij të fundit në krye të Barcelonës gjatë këtij vikendi, me ish-reprezentuesin spanjoll i cili u shkarkua pas bisedës me presidentin e klubit, Joan Laporta.

Flick tani është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e blaugranasve dhe Laporta po bën të pamundurën për ta zgjidhur sa më shpejt këtë situatë.

Përkundër një aventure zhgënjyese në krye të Gjermanisë, duke përfshirë eliminimin ne fazën e grupeve në Botërorin e vitit 2022, dy titujt e tij të Bundesligas dhe kurora e Ligës së Kampionëve me Bayern Munich, e bëjnë Flick një trajner të mirë.

Lexo po ashtu Zbulohet sakrifica që ka bërë Hansi Flick në aspektin financiar për t’u bërë trajner i Barcelonës

Teksa mungon vetëm njoftimi zyrtar, Matthaus e ka mbështetur Flickun drejt ‘ringjalljes’ së Barcelonës, duke krahasuar stilin e tij të lojës me atë të Guardiolës kur Barcelona e periudhës 2008-2012 fitoi të gjithë titujt e mundshëm.

“Stili i Hansit i përshtatet Barcelonës. Me Guardiolën, Barcelona ishin spektakolar dhe luajtën futboll të mrekullueshëm, me Hansin mund ta rikthejnë atë magji”, ka thënë Matthaus për Bild.

Barcelona nuk mund të përfudnojë më poshtë ose më lartë se pozita e dytë në La Liga këtë sezon, teksa Xavi do t’i udhëheq ata për herë të fundit ndaj Sevillës më datë 26 maj./Telegrafi/