Telegrafi

Flick ka dhënë miratimin e tij, Barcelona po e transferon yllin francez pasi nuk arriti te Nico Williams

Nico Williams ka qenë dëshira kryesore e Barcelonës për krahun e majtë të sulmit, megjithatë ende nuk ka asgjë.

Katalunasit janë duke bërë përpjekje të mëdha për të arritur te spanjolli, edhe pse vet lojtari duket i vendosur të qëndroj së paku edhe për një sezon te Athletic Bilbao.

Barcelona ka nisur të shikoj opsione të tjera për krahun e majtë të sulmit.

Ylli francez i Bayern Munich, Kingsley Coman është në krye të listës së dëshirave për tu bashkuar me gjigantin katalunas.

Trajneri Hansi-Flick e njeh mirë lojtarin pasi kanë punuar së bashku te Bayerni dhe tanimë ka dhënë miratimin e tij.

Problemi qëndron te paga e lartë e lojtarit, megjithatë Fabrizio Romano ka konfirmuar se Barcelona mund ta marrë atë në huazim.

Coman nuk ka hapësira te Bayerni dhe mund të jetë një goditje e madhe për Barcelonën pa pasur nevojë të shpenzojë para për transferimin e tij. /Telegrafi/