Site icon Telegrafi

Flet nëna e 3-vjeçarit: Djali ka probleme shëndetësore, edukatoret nuk e ushqyen

Fitore Geci, nëna e 3-vjeçarit që u rrah nga edukatoret e çerdhes “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë, ka folur lidhur me rastin.

Ajo ka treguar se si në kopsht e kanë thirrur edukatoret për të treguar për problemet që i ka bërë djali i saj.

Lexo po ashtu Inspektorët e MASHTI-t shkojnë te çerdhja ku dyshohet se u rrah 3-vjeçari

“Mësuesja fitore më tha hajde këtu se djali yt e ka ba namin. Më erdhi shumë keq sepse mendova që e ka rrëzu dikon ose ka thy ndonjë gjë. I thash ju kërkoj falje, por tha jo ka dal e ka shkarravitë. Unë i thash kem me ja ble mësues një çokollatë edhe me i thënë më fal jam lazdru dhe i thash duhet me i përmbushë dënimet nëse t’i ka dhënë mësuesja, por ky kishte marrë dënime brutale”, ka thënë Geci.

Ajo tutje ka treguar se djali i saj ka probleme shëndetësore dhe sipas saj edukatoret e kopshtit nuk e kanë ushqyer.

“Më ka thënë djali nuk kam hëngër bukë, nuk kam pi ujë që 8 orë. Fëmija im pa hangër pa pi. Ka pi ujë i kam përgatitur ushqimin në shtëpi. I thash le se të jep mami në shtëpi bukë. Jam detyru mu ndal, i ka hëngër dy hamburgera dhe e ka pi një shishe ujë. I thirra familjarët dhe u thashë qashtu po më thotë djali, por nuk jam e sigurt”, ka thënë nëna e 3-vjeçarit për Insajderin.

Sipas saj, fëmija në këtë kopsht është duke shkuar që nga 1 shtatori.

Exit mobile version