Moderatori i njohur shqiptar Blendi Fevziu ka bërë sërish thirrje që sezonin e ardhshëm turistik të ketë një disiplinim të plazheve në Shqipëri dhe të frenohet rritja e çmimeve të shezlongëve.
Sipas tij Shqipëria është kthyer në një “Republikë Shezlonesh” në sytë e shumë turistëve të huaj.
Ai solli në vëmendje rastin e Greqisë dhe Francës apo Italisë ku shumica e plazheve janë tërësisht të lira për publikun pa qenë nevoja të paguash për t’i aksesuar.
Fevziu përmendi disa nga eksperiencat e tij në plazhet e Shqipërisë dhe bëri thirrje për reflektim duke theksuar se banditizmi ka zaptuar plazhet. /Telegrafi/