Site icon Telegrafi

Flet Ivani, 30 vjeçari i cili shpëtoi nga ujrat e detit në Greqi: Qëndrova për më shumë se 20 orë në ujë

30-vjeçari shtetas i Maqedonisë, Ivan, i cili u shpëtua nga deti Egje në Halkidiki të Greqisë, ka dalë nga spitali Papanikolaou në Selanik, ku ishte shtruar që nga mesdita e së dielës.

Mjekët thonë se ai është në gjendje të shkëlqyer dhe mund të udhëtojë, pra të shkojë në shtëpi tek pjesa tjetër e familjes.

Sipas mediave greke, pak orë para se mjekët ta lironin, ai është mjekuar për dehidrim të rëndë.

“Dua të falënderoj njerëzit që morën pjesë në shpëtimin tim. Falënderime të veçanta për ekuipazhet e helikopterit dhe njerëzit në varka, të cilët më morën mua”, u tha gazetarëve 30-vjeçari Ivan teksa po largohej nga spitali Papanikolaou.

Ai ka theksuar se ka qenë në ujë për më shumë se 20 orë, ndërsa gazetarëve u tha se do t’i thërrasë për bisedë dhe intervistë sapo të sistemohet dhe të qetësohet nga mjekimi.

Kujtojmë se operacioni i shpëtimit dhe kërkimi ka nisur pasditen e së shtunës, kur tre shtetasit e Maqedonisë kanë hyrë në det në plazhin e Mitit në Posidi në Halkidiki dhe për shkak të motit të keq janë gjetur në gjendje të pafuqishme për tu larguar bregu.

Disa prej të pranishmëve në plazh kanë vënë re se notarët ishin larguar dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimin bregdetar dhe më pas ka nisur aksioni.

Një nga tre shokët, 25-vjeçari Vasil, u shpëtua të shtunën pasi qëndroi rreth dy orë në ujë, ndërsa të dielen u gjet edhe Ivani 30-vjeçar.

Në ndërkohë, ekipet e shpëtimit kanë vazhduar kërkimet dhe për gjetjen e personit të tretë.

Lexo po ashtu Vijon kërkimi i personit të zhdukur në Halkidiki, MPJ: Aksioni i shpëtimit po zhvillohet me kapacitet të plotë
Exit mobile version