Site icon Telegrafi

Flet deputeti Skender Rexhepi: Alternativa që pas kongresit partiak nuk ka ndryshuar asgjë

Deputeti nga radhët e Alternativës, Skender Rexhepi- Zejdi, ka njoftuar organet e Kuvendit se nga sot e tutje do veproj si deputet i pavarur në Kuvend.

Në një prononcim për televizionin Klan Maqedoni, Rexhepi konfirmoi lajmin se tani e tutje do të veproj si i pavarur në Kuvend, ndërsa akuzoi udhëheqësinë aktuale të partisë që në vend të ndryshimeve pas kongresit, kjo e fundit ka thelluar njëmendësinë e saj.

“Po e vërtet është që nga sot do të veproj si deputet i pavarur, kjo për shkak se asgjë nuk u ndryshua nga ajo që kisha pritur nga më herët. Në Alternativë ka shumë anëtarë, aktivistë dhe zyrtarë të mrekullueshëm, por në vend të ndryshimeve reale, që pas kongresit njëmendësia në udhëheqësinë më të ngushtë u thellua edhe më shumë dhe gjithë kjo sjelli deri te vendimi im i fundit“, tha deputeti Skender Rexhepi.

Exit mobile version