Telegrafi

Flet De Gea për përfshirjen në skandalin seksual

David De Gea ka mohuar përfshirjen në skandalin seksual, derisa ka insistuar se do të qëndrojë me skuadrën e përfaqësueses spanjolle për Euro 2016.

Mediumet spanjolle sot kanë raportuar se gardiani 25-vjeçar së bashku me Iscon dhe Iker Muniain është përfshirë në skandalin seksual.

“Jam i fortë. Tani edhe më shumë. Jam duke menduar që të luajë në Evropian. E kam lënë këtë punë në duart e avokatëve”.

“E di se çfarë kam bërë me jetën time. Jam djalë i qetë”, ka thënë De Gea. /Telegrafi/