Site icon Telegrafi

Flet autori i sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi: Nuk donim të vrisnim

Dritan Nano është identifikuar nga policia si organizatori i sulmit ndaj avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Para grupit hetimor ai nuk e ka pranuar akuzën. Ndërsa Dorian Alia, njëri prej autorëve i cili u vetëdorëzua pasditen e të mërkurës, është shprehur se e ka goditur me grusht avokatin Sokol Mëngjesi dhe jo me dorezë. Ai thotë se nuk kanë dashur ta vrasin, por vetëm ta trembin.

Sa i takon gjendjes shëndetësore të avokatit Mëngjesi, atij i është bërë një skaner mëngjesin e kësaj të enjteje ku sipas mjekëve janë shënuar përmirësime.

Megjithatë avokati vijon ende të jetë në koma artificiale.

Drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj tha në një konferencë për median të mërkurën se avokati u dhunua për shkak të detyrës.

Ndërkohë që 3 agresorët e identifikuar dhe shpallur në kërkim janë Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alija. /Telegrafi/

 

Exit mobile version