Flaka Loxha e ka nisur me fitore paraqitjen në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Në kuadër të raundit të parë në kategorinë deri 57 kilogramë, Loxha u përball me bullgaren Snezhana Gramatikova.
Ndaj saj dominoi plotësisht, që nga fillimi, ndërsa menjëherë në minutën e dytë realizoi “Ippon”.
Në raundin e dytë xhudistja pejane takohet ne polaken Julia Kowalczyk.
Sot garon edhe Distria Krasniqi në kategorinë deri 52 kg.