Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina ka kohë që nuk ka lansuar një projekt të ri muzikor, por mbetet pranë fansave të saj me postimi të ndryshme në rrjetet sociale.
Fjolla është mjaft aktive sidomos në llogarinë e saj në Instagram ku për admiruesit e saj sjell imazhe nga përditshmëria duke mos munguar as ato provokuese.
Këtë herë, Morina ka publikuar një video ku shihet e kuruar deri në detajin e fundit ndërsa edhe ka bërë një shkrim të gjatë sipër saj.
“Duaji njerëzit, edhe sikur të të dëshpërojnë! Edhe kur të të hedhin baltë kur të shkelin me këmbë, të lëndojnë, të shesin, të tallin, injoroi dhe përpiqu t’i shohësh në sy dhe të kuptosh një mijë arsyet pse e bëjnë atë që bëjnë”, ka shkruar Fjolla.
“Mendo që ligësia është fuqi e huaj, e sundon njeriun, shpesh më e fortë se ai. Pranoi si vijnë, por lëri mënjanë, lëri pas, lëre ligjin ose Zotin të hakmerret me ta dhe vazhdo rrugën tënde”, shkruhej tutje në mbishkrimin e videos.
Ndërkohë, kujtojmë që përveç tjerash Fjolla prej muajsh ishte pjesë e mediave rozë edhe për martesën e saj me ish-partnerin Fisnik Syla.
Dyshja u martuan në një ceremoni private në Maldive, por pas një kohë të shkurtër përfundoj me ndarje. /Telegrafi/