Site icon Telegrafi

Fjalët e para të Wesley Fofana si lojtar i ri i Chelseat

Një prej lojtarëve të rinj më të mirë në botë, Wesley Fofana, sot zyrtarisht u bë lojtar i ri i Chelseat.

Fofana, i cili në dhjetor do të festojë ditëlindjen e 22-të, nënshkroi një kontratë shtatëvjeçare me klubin londinez, ndërsa Leicesteri mori rreth 80 milionë euro dëmshpërblim.

“Jam shumë i lumtur, ëndrra ime është realizuar. Kam ardhur këtu për të fituar trofe, dua të fitoj Ligën e Kampionëve, Ligën Premier, , FA Cup, Carabao Cup… gjithçka që mund të fitohet. Mezi pres të bëj debutimin tim”, ka thënë fillimisht Fofana.

Presidenti i Chelseat, Todd Boehly theksoi se Fofana është një përforcim jo vetëm për këtë sezon, por edhe për të ardhmen.

“Wesley tashmë e ka dëshmuar veten në nivelin më të lartë në Ligën Premier. Ne jemi të kënaqur që kemi sjellë një nga talentet më të mëdhenj evropianë, i cili do të forcojë ekipin tonë menjëherë, por edhe për shumë sezone në vazhdim”, ka thënë Boehly.

Fofana e filloi karrierën në St. Etienne, nga ku mbërriti në Leicester dy vite më parë për 35 milionë euro.

Ai ende nuk ka debutuar me kombëtaren franceze dhe është paraqitur pesë herë në Francën U21./Telegrafi/

Exit mobile version