Leart Paqarada e ka kompletuar kalimin te Kolni nga St. Pauli si lojtar i lirë.
Mbrojtësi i majtë është aktualisht nën kontratë me skuadrën nga Bundesliga, por që ajo skadon në fund të sezonit.
Kështu, Kolni ia doli të arrinte marrëveshje me reprezentuesin e Kosovës për të nënshkruar deri në vitin 2026.
Për këtë kalim, Paqarada është shprehur tejet i lumtur dhe mezi pret t’i bashkohet ekipit të tij të ri për edicionin 2023/24.
“Jam jashtëzakonisht krenar që vesh fanellën e Kolnit nga sezoni i ardhshëm. Një qytet i tërë që e jeton dhe e do këtë klub me plot emocion”, ka thënë fillimisht ai.
“Rikthimi në qytetin ku jam rritur dhe që ka qenë gjithmonë shtëpi për mua është një ndjenjë e papërshkrueshme për mua”.
“Mezi pres të mbaroj në Mungersdorf. Por deri atëherë, fokusi im i plotë do të jetë te FC St. Pauli, të cilit i detyrohem shumë dhe me të cilin dua të kujtohem gjithmonë pozitivisht”, përfundon deklarata e tij. /Telegrafi/
New boy in town 👀
Leart Paqarada wechselt zur neuen Saison ablösefrei vom FC St. Pauli zum #effzeh. Der Linksverteidiger hat einen Vertrag bis 30. Juni 2026 unterschrieben.
Wir freuen uns schon auf dich, Leart! 😍 pic.twitter.com/1lBc29MYHE
— 1. FC Köln (@fckoeln) January 23, 2023