Site icon Telegrafi

Fitorja e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump – u vërtetua nga rivalja e mundur Kamala Harris

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, fitorja e të cilit është vërtetuar nga rivalja e tij e mundur, Kamala Harris.

Mes masave të forta të sigurisë, Harris, e cila humbi ndaj Trump pas zgjedhjeve të nëntorit, kryesoi certifikimin e fitores së republikanit 78-vjeçar në Kongres, transmeton Telegrafi.

Përpara se senatorët dhe përfaqësuesit të mblidheshin për këtë ngjarje, zëvendëspresidentja në largim e përshkroi rolin e saj në certifikim si një “detyrim të shenjtë”, për të siguruar transferimin paqësor të pushtetit, katër vjet pasi mbështetësit e Trump kërkuan të bllokonin të njëjtin proces duke sulmuar Capitol Hill në 6 janar 2021.

Dhuna e asaj dite rezultoi me vdekjen e pesë personave. Harris iu bashkua një liste të shkurtër të nënpresidentëve të tjerë, për të mbikëqyrur konfirmimin ceremonial të humbjes së tyre në zgjedhje, si pjesë e rolit të tyre të kryesimit të Senatit.

Në një video-mesazh më herët, Harris, e cila u bë kryesuesja demokrate kundër Trump pas vendimit të Biden për t’u tërhequr nga gara presidenciale në korrik, tha: “Siç e kemi parë, demokracia jonë mund të jetë e brishtë. Dhe i takon secilit prej nesh që të mbrojë parimet tona më të dashura”.

Trump postoi sot në platformën e tij të mediave sociale Truth Social duke thënë: “Kongresi vërteton fitoren tonë të madhe zgjedhore sot – një moment i madh në histori. MAGA”.

Ai ka thënë se planifikon të falë disa nga më shumë se 1500 personat e akuzuar për pjesëmarrje në sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitol. /Telegrafi/

Exit mobile version