Telegrafi

Fitore në frymën e fundit, Celtics barazon gjithçka ndaj Heat

Boston Celtics është shumë pranë të bëjë rikthimin më të madh në histori të NBA, pasi kanë barazuar rezultatin në 3-3 pasi kishin humbur tre ndeshjet e para.

Dueli i gjashtë është zhvilluar në Kaseya Center të Miamit në kuadër të finales së Konferencës së Lindjes, ku Celtics kanë triumfuar ndaj Heat me një pikë epërsi 103:104.

Në fakt vendasit ishin shumë pranë finales, por kur kishin mbetur edhe 0:02 sekonda ishte Derrick White që e dërgoi topin në kosh për t’i dhënë një fitore të madhe Celtics.

Më efikasi në këtë sfidë për skuadrën fituese ka qenë Jayson Tatum me 31 pikë, 12 kërcime e pesë asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Jaylen Brown që shtoi 26 pikë e 10 kërcime, derisa heroi i mbrëmjes Derrick White realizoi 11 pikë të tjera.

Te vendasit më efikasi ishte Jimmy Butler me 24 pikë, 11 kërcime e tetë asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.

Tani ndeshja e shtatë zhvendoset në TD Garden të Bostonit, ku Celtics synojnë fitore për tu bërë skuadra e parë në histori të NBA që e bëjnë një rikthim të tillë. /Telegrafi/