Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda është shprehur i lumtur pas fitores ndaj Lituanisë me rezultatin 2-1 në ndeshjen e tretë në Ligën e Kombeve.
Golat për Dardanët ndaj Lituanisë i shënuan Edon Zhegrova në minutën e 20-të dhe Ermal Krasniqi në minutën e 65-të.
“Kemi luajtur një ndeshje të mirë. Skuadra e ka treguar një mentalitet të mirë. Me meritë e kemi arritur fitore”.
“Është një fitore shumë e rëndësishme dhe me plotë meritë, që tregon për mentalitetin që e ka pasur ekipi”, ka thënë Foda.
Ai tutje u ndal edhe te debutimi i Amir Saipit, duke thënë portieri i ri luajti një ndeshje të mirë.
“Amir Saipi luajti një ndeshje të mirë. Ishte ndeshja e tij e parë me Kosovën. Për golin e pranuar nuk mund të them shumë, pasi që nuk e kam parë, duhet rishikuar”, nënvizoi Foda.
Pas tri ndeshjeve të zhvilluara, Kosova ka 6 pikë, aq sa Rumania që luan një ndeshje sonte ndaj Qipros. /Telegrafi/