Me dy gola të realizuar në Stamford Bridge, Chelsea ka fituar përballë Brighton & Hove Albion.
Gjysma e parë nuk prodhoi gola, ashtu që skuadrat shkuan në pushim me rezultatin e fillimit të ndeshjes.
Mirëpo, porsa filloi fraksioni i dytë i lojës, Alvaro Morata e zhbllokoi rezultatin (46′).
Pas një ore lojë, epërsia u dyfishua me golin e Marcos Alonsos (60′).
Deri në fund të takimit nuk pati gola të tjera, ashtu që Blutë fituan me rezultat 2-0.
Chelsea është në vend të tretë në tabelë me 42 pikë, një më pak se Manchester Unitedi që ndodhet një pozitë më lartë.
Në xhiron e ardhshme, Blutë janë mysafirë të Watfordit. /Telegrafi/