Telegrafi

Fitojnë Struga dhe Shkupi, gabojnë Shkëndija e Gostivari

Janë mbyllur ndeshjet e javës së nëntë të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut dhe përsëri ndryshim në kreun e tabelës. Pas barazimeve që kanë marrë Shkëndija dhe Gostivari, këtë më së miri e ka shfrytëzuar Rabotniçki, skuadër kjo që ka mundur Voska Sportin për tu ngjitur e para në renditje, njofton Telegrafi.

Skuadra e Shkëndijës nuk ka shkuar më shumë se nj barazim pa gola në duelin me skuadrën e Sileksit, të luajtur në Kratovë. Padyshim se në këtë rezultat ndikim të madh kishte edhe kartoni i kuq për Trumçin, të cilin arbitri kontraverz Stavreri e dha në minutën e 56-të (dy të verdhë), ndërsa një tjetër ndau përsëri për Shkëndijën në minutat e fundit të ndeshjes për Kocevin.

Skuadra e Gostivarit nuk ka arritur që të fitoj ekipin e Besës në derbin e “vogël” shqiptar . Ashtu sikurse edhe kishim paralajmëruar se Gostivari ishte favorit, por Besa po tregon lojë të mirë dhe po arrin të grumbulloj pikë edhe me ekipet që kërkojnë kreun. Të parët në epërsi kaluan nikoqirët me golin e Ivanovskit në minutën e 61, ndërsa Besa barazoi me Skenderin në të 84-tën.

Struga arsyetoi epitetin e favoritin në duelin me Vardarin në Shkup, duke marrë fitore të thellë me rezultat 1-4. Për strugën shënuan Kamberi, Campaore dy herë dhe Kehinde, ndërsa golin e vetëm përvardarin e kishte shënuar për barazim 1-1, Bosançiç.

Shkupi ka marrë fitore të thellë ndaj AP Brera dhe ky ishte një debutim i suksesshëm edhe i trajnerit të ri Alparslan Erdem, i cili vetëm pak ditë më parë u prezantua të bardhekaltërtit nga Çairi.  Për Shkupin autor të golave ishin Edmundsson, Kanda dhe Ajeti.

Voska Sporti nuk arriti ti bëjë ballë skuadrës së Rabotniçkit, që këtë sezon po vazhdon me paraqitje të mrekullueshme dhe falë kësaj fitore ata marrin dhe kreun e renditjes, të përcjellë nga Shkëndija dhe Gostivari. Ndeshja e vetme që u mbyll pa gola të shënuar ishte ajo mes Pelisterit dhe Tiveshit.

Tani pason një pushim dy javorë i kampionatit, shkaku që përfaqësuesja e vendit do të jetë e angazhuar më ndeshjet e tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore