Site icon Telegrafi

“Fitimi i Ligës së Kampionëve me Milanin do të ishte një ëndërr që bëhet realitet” – Walker flet për objekivat me kuqezinjtë

Kyle Walker ka shprehur se fitimi i Ligës së Kampionëve me Milanin do të ishte një “ëndërr që bëhet realitet”.

Ylli anglez që ka 93 ndeshje për kombëtaren, u bashkua me Milanin me huazim dhe me opsion blerje nga Manchester City të premten dhe u paraqit për konferencën e tij të parë për shtyp të hënën pasdite.

Walker ishte në tribunat e San Siro për ndeshjen kundër Parmës gjatë fundjavës dhe potencialisht mund të bëjë debutimin e tij në Serie A në derbi kundër Interit këtë javë.

“Natyrisht, unë fola me Zlatanin (Ibrahimoviç), ai më shpjegoi shumë gjëra, më tregoi për gjërat e mëdha që po përpiqemi të arrijmë këtu. Folëm për Superkupën, e cila ishte një fillim i mirë. Nuk është perfekt për sa i përket kampionatit, por ka ende një shans për në Ligën e Kampionëve. Shpresoj të jap kontributin tim me përvojën dhe udhëheqjen time dhe të ndihmoj Milanin të kthehet aty ku dëshiron të jetë” .

“Të fitosh Ligën e Kampionëve do të ishte një ëndërr që bëhet realitet: Unë e kam provuar atë në një finale të madhe me Man Cityn”, ka thënë Walker.

Lexo po ashtu Zyrtare: Milani prezanton Kyle Walkerin

Walker iu përgjigj në mënyrë të zgjuar kur iu sugjerua se mund të ketë një klauzolë bonus në kontratën e tij për Ligën e Kampionëve.

“Nuk ka rëndësi, bonusi i vërtetë është të fitosh Ligën e Kampionëve. Unë luaj futboll për shkak të pasionit dhe dua të fitoj këtu me Milanin”, nënvizoi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version