Telegrafi

Finalja e Ligës së Konferencës, Olympiacos – Fiorentina: Formacionet zyrtare, Mendilibar dhe Italiano duan trofeun

Sonte në OPAP Arena të Athinës, zhvillohet finalja e Ligës së Evropës, ku Olympiacos takohet me Firorentinën.

Grekët vijnë në finale pasi eliminuan me plotë meritë pasi mposhën Aston Villan, Fenerbahcen dhe Maccabi tel Avivin në fazën e eliminimit direkt, me Ayoub El Kaabi që shkëlqeu në shumicën e ndeshjeve.

Në anën tjetër, Fiorentina që vjen për herë të dytë me radhë në finale të kësaj gare eliminoi Club Brugggen, Plzenin dhe Maccabi Haifan.

 

José Luis Mendilibar ka vendosur që të luajë me emra si Podence, El Kaabi dhe Fortounis.

Në anën tjetër, Vicenzo Italiano do të startojë me Nico Gonzalez, Andrea Belottin dhe Kouame në sulm.


Olympiacos: Tzolakis; Rodinei, Retsos, David Carmo, Ortega; Chiquinho, Iborra, Hezze; Podence, El Kaabi, Fortounis.

Fiorentina: Terracciano; Dodo, Milenkovic, Martínez Quarta, Biraghi; Bonaventura, Arthur; Mandragora; Nico Gonzalez, Belotti, Kouame.


/Telegrafi/