Një dokumentar i ri rreth këngëtares së ndjerë Whitney Houston pretendon se kushërira e saj, Dee Dee Warwick, ka abuzuar seksualisht në moshën nëntë vjeçare.
Gjysmë vëllai i Houstonit, Gary Garland-Houston dhe ndihmësi i saj, Mary Jones, bënë të njëjtën akuzë kundër Dee Dee, e cila vdiq në vitin 2008.
Filmi, Whitney, drejtohet nga regjisori skocez Kevin Macdonald dhe u shfaq për herë të parë në festivalin e Filmit Ndërkombëtar të Kanës.
Dee Dee Warwick është motra e vogël e këngëtares Dionne Warwick dhe ishte mbesa e nënës së Houstonit.
Houston, e cila shiti miliona të kopje të albumeve dhe pati shumë hite, ka ndërruar jetë në vitin 2012 në moshën 48 vjeçare.
Ajo u gjet e vdekur në një banjë të një hoteli dhe mjeku zbuloi se përdorimi i kokainës dhe sëmundjet e zemrës ishin faktorë në vdekjen e saj.
Houston përfundoi martesën 15-vjeçare me këngëtarin Bobby Brown në vitin 2007. Vajza e tyre, Bobbi Kristina Brown, vdiq në një bujtinë në vitin 2015 në moshën 22-vjeçare. /Telegrafi/