Site icon Telegrafi

Filloni ditën tuaj me ujë me limon, por mos bëni të njëjtin gabim si shumë persona!

Ju ndoshta e dini që pirja e një gote me ujë dhe limon në ditë mund të jetë jashtëzakonisht e dobishme për shëndetin tuaj.

Limonët janë të pasur me antioksidantë, vitamina, minerale dhe flavonoide. Ata gjithashtu kanë veti antibakteriale, imunitare dhe antivirale dhe mund t’ju ndihmojnë të rrisni imunitetin tuaj dhe t’ju bëjnë më rezistent ndaj sëmundjeve dhe infeksioneve.

Dietologët dhe ekspertët e shëndetit gjithmonë këshillojnë që ditën tuaj ta filloni me një gotë ujë me limon. Duke filluar ditën tuaj në këtë mënyrë dëshirat tuaja ushqimore të zhduken dhe do të përmirësoni tretjen tuaj. Kjo gjithashtu do të rrit metabolizmin tuaj dhe do t’ju ndihmojë të humbni peshë.

Por, a po e përgatisni ujin tuaj me limon në mënyrën e duhur?

Një nga gabimet më të zakonshme që njerëzit bëjnë kur bëjnë ujin e tyre me limon është mos përdorimi i lëvoreve të limonit.

Lëvoret e limonit përmbajnë lëndët ushqyese më të vlefshme dhe kjo është arsyeja pse ato janë pjesa më e dobishme e limonit. Herën tjetër kur të bëni ujin tuaj me limon, mos harroni të përdorni edhe lëvozhgat. /Telegrafi/

Exit mobile version