Site icon Telegrafi

Fillon numërimi i ditëve që Ivanov ta jep mandatin

Me zyrtarizimin e Talat Xhaferit si kryetar të Kuvendit dhe me shpalljen e këtij vendimi në NP Gazetën Zyrtare të Maqedonisë, automatikisht ka filluar edhe procesi i numërimit të 10 ditëve që duhet t’i jep Gjorge Ivanov mandatin shumicës së re parlamentare për të formuar qeverinë e re, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani në emisionin ”Fol Tash” ka thënë se pret që Ivanov të reflektojë për së fundi herë që të jep mandatin.

Nga ana tjetër nga LSDM thonë se nuk shohin ndonjë pengesë për të dhënë mandatin.

Nga ‘Aleanca për shqiptarët’, Ziadin Sela pas takimit me ëilliam ëalker i ka thënë atij se janë duke pritur që të funksionoj shteti dhe vendi të ecë në shtigje të sigurta. /Telegrafi/

Exit mobile version