Site icon Telegrafi

Fillon ngritja e temperaturave, gjatë dy ditëve të ardhshme mot me diell

Mot me diell dhe pjesërisht i vranët është parashikuar të jetë gjatë dy ditëve të ardhshme.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se temperaturat më të larta do të jenë 13 deri në 15 gradë celsius, kurse minimalet -4 gradë celsius.

Sidoqoftë, mëngjeset parashihet të jenë më ngrica, prandaj apelohet për kujdes të shtuar për pjesëmarrësit në komunikacion.

“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Në fushat termike do të ketë rritje graduale duke bërë që merkuri në termometër të shënoj vlerat 13-15 gradë Celsius, derisa minimalet do të mbesin rreth vlerave negative, diku -4 deri zero gradë Celsius. Në mëngjes parashihen ngrica dhe këshillohen pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version