Site icon Telegrafi

Fillojnë xhirimet e sezonit të tretë të serialit “Euphoria”: Çfarë mund të presin fansat?

Zendaya (Foto: Instagram)

HBO njoftoi së fundmi në faqen zyrtare në Instagram se ka filluar realizimi i sezonit të tretë të serialit të famshëm, “Euphoria”.

Edhe pse sezoni i tretë i serialit u konfirmua në shkurt 2022, episodet e reja nuk do të publikohen deri në fund të vitit 2025 ose 2026.

Xhirimet fillimisht ishin planifikuar të fillonin në gjysmën e parë të vitit 2024, por xhirimet filluan disa ditë më parë.

Zendaya, e cila luan rolin kryesor, tha se do të dëshironte që seriali të kishte një fund të lumtur.

Colman Domingo tregon se xhirimet do të zgjasin shumë, sepse ka shumë skena të shkurtra dhe se krijuesi i serialit Sam Levinson është shumë i përpiktë, kështu që pritja do t’ia vlejë.

Lidhur me këtë, revista People ka nxjerrë disa detaje rreth sezonit të tretë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Euphoria

Kostumografia e serialit Heidi Bivens tha se sezoni i tretë do të zhvillohet “rreth pesë vjet në të ardhmen” kur të gjithë personazhet të kenë mbaruar shkollën e mesme.

Storm Reid, e cila luan motrën e Rue, Gia Bennett, tha se donte që sezoni i tretë të kishte “pak më shumë shpresë dhe lumturi”.

Përveç Zendaya, Storm Reid dhe Colman Domingo, fansat mund të presin edhe rikthimin e Hunter Schafer (Jules Vaughn).

Gjithashtu ka të ngjarë të kthehen Dominic Fike (Elliot), Eric Dane (Cal Jacobs), ndërsa Jacob Elordi (Nate Jacobs), Sydney Sweeney (Cassie) dhe Maude Apatow (Lexi).

Fati i personazhit Fez aktualisht nuk dihet, pasi Angus Cloud, i cili luajti rolin, u nda nga jeta papritur në gusht 2023.

Megjithatë, HBO nuk ka njoftuar ende një datë premierë për sezonin e tretë. /Telegrafi/

Exit mobile version