Site icon Telegrafi

Fillojnë punimet për fasadimin e objektit kolektiv në Rahovec

Në qytetin e Rahovecit, nga buxheti i komunal, kanë nisur punimet në realizimin e projektit për fasadimin e objektit kolektiv në rrugën “Sheh Mihedini”, objekt ky i cili është në qendër të qytetit të Rahovecit.

Për fillimin e punimeve në fasadimin e objektit kolektiv, Fehmi Hoxha, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit ka thënë se pas përfundimit të të gjitha procedurave tenderuese nga java e kaluar, kanë nisur punimet e këtij projekti.

Në kuadër të këtij projekti, është paraparë të suvatohet-fasadohet dhe të bëhet sanimi i pullazit të kësaj ndërtese./Telegrafi/

Exit mobile version