Etno Fest, është një festival që gërsheton vlerat kulturore e tradicionale.
Festivali që do të mbahet në Prishtinë për nëntë ditë me radhë, u hap nga soprano Adelina Paloja, violinistja Sihana Badivuku, Okteti Plus dhe kori i fëmijëve Okarina me performanca të jashtëzakonshme, transmeton Telegrafi.
Sipas njoftimit nga i pari i komunes së Prishtinës, Përparim Rama edhe këtë vit Etno Fest do të pasurojë skenën kulturore të kryeqytetit me interpretime artistike e ekspozita.
Ndërsa, Sibel Halimi drejtoresha e Kulturës në Prishtinë, përmes një njoftimi ka thënë se edicioni i këtij viti do të bashkojë lumturinë e shpërfaqur përmes artit.
“Edicioni i sivjetmë përthekon lumturinë e shpërfaqur nëpërmjet artit në shumë dimensionalitetin e saj. Lumturia pa lirinë e individit është trajtë likuide që do t’i përshtatej dogmave të imponuara. Ndaj liria nderon trashëgiminë, të djeshmen duke i dhënë shtysë individit për të qenë i lumtur me veten dhe tjetrin në interaksion. Rrjedhimisht, lumturia përmban në thelbin e vet diversitetin dhe empatinë, si vlerat më të rëndësishme që bart kultura jonë në qenien e saj”, ka thënë ajo. /Telegrafi/