Telegrafi Maqedoni ka filluar me emisionin më të ri të titulluar “Liderët e rinj”, emision ky që do të transmetohet një herë në javë dhe mundësohet nga UEJL. Të drejtë për pjesëmarrjeje do të kenë të gjithë të rinjtë nga mosha 12 deri 19 vjeç. Në episodin e parë të këtij emisioni, pjesëmarrëse ishte Rona Zejneli e cila tregoi rreth qëllimeve të saj për të ardhmen.
Rona gjithashtu foli shumë për veten në këtë episod të parë, ajo tregoi veçoritë e saj më të forta dhe më të dobëta. Ajo e tregoi veten si një vajzë plot ambicie. Një dëshirë e madhe e Ronës ishte të studiojë në dy nga vendet e ëndrrave të saj , në Londër dhe Vjenë për t’u kthyer më pas në vendlindje që të sjellë ndryshimet e duhura që i duhen vendit tonë.
Ronës i pëlqente shumë leximi, për dy vite me radhë ajo ishte zgjedhur si lexuesja e vitit në qytetin e Tetovës. Ndërkaq, sporti gjithashtu ishte një nga pasionet e Ronës, tashmë 6 vite ajo merrej me volejboll.
Dështimi ishte frika më e madhe në jetë për Ronën. Doni të dini më shumë për Ronën?
Atëherë, ju ftojmë të ndiqni videon në vazhdim.