Site icon Telegrafi

Fillohet peticion për marrjen e shtetësisë bullgare maqedonasve që përhapin urrejtje ndaj Bullgarisë

Bullgarët që janë anëtarë të grupit social “Bullgarët nga Maqedonia” kanë filluar një peticion online duke kërkuar heqjen e shtetësisë bullgare të njerëzve nga Maqedonia, të cilët përhapin urrejtje ndaj Bullgarisë.

Siç thuhet në peticion, grupi u bën thirrje të gjitha organizatave qeveritare dhe joqeveritare që t’i bashkohen peticionit, për të hequr shtetësinë bullgare të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, të cilët sot përhapën urrejtje ndaj Bullgarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Peticioni tashmë ka qindra nënshkrime, ndërsa në komentet e shumta thanë se duhet të bëhen publik emrat e të gjithë maqedonasve që kanë pasaporta bullgare, veçanërisht nëse në mesin e tyre ka politikanë.

“Kjo është një pyetje për referendumin”, shkruajnë një numër i madh i bullgarëve që janë anëtarë të grupit “Bullgarët nga Maqedonia”, ndërsa po ashtu ka komente të shpeshta për të publikuar emrat e maqedonasve që jetojnë në BE me pasaporta bullgare.

“Nëse maqedonasve që jetojnë dhe punojnë në BE u hiqen pasaportat bullgare, të jeni të sigurt se ata vetë do ta detyrojnë qeverinë e tyre të ndryshojë tonin ndaj Bullgarisë dhe shumë shpejt do t’i fusin bullgarët në Kushtetutë!”, është një nga komentet për këtë temë.

Përveçse peticioni ka shumë nënshkrime në një kohë të shkurtër, ai ka edhe shumë shpërndarje në rrjetet sociale./Telegrafi/

Exit mobile version