Site icon Telegrafi

Fifi flet për planet e martesës me Adisin: Gjuha e dashurisë dhe mirëkuptimit që kemi është shumë më e rëndësishme se një nënshkrim

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi dhe partneri i saj Adis Patushi janë në pritje të fëmijës së dytë së bashku.

Teksa kanë mbetur edhe pak ditë deri në ardhjen e djalit të çiftit në jetë, Fifi ka folur me fansat e saj duke iu përgjigjur disa pyetjeve të tyre.

Mes tjera, këngëtarja u pyet nëse planet për martesë pas lindjes së djalit kanë nisur dhe pse vendosën që të bëhen prindër fillimisht.

Foto: Fifi/Instagram

Fifi nuk ka hezituar të përgjigjet duke thënë se ndonëse dëshirën që ajo dhe Adisi të kurorëzojnë dashurinë e tyre, ata nuk e kanë këtë të domosdoshme.

Artistja tutje tha se ajo dhe Adisi kanë gjetur gjuhën e dashurisë dhe mirëkuptimit me njëri-tjetrin që është më e rëndësishme se një nënshkrim zyrtar.

Foto: Fifi/Instagram

“Po. Përtej shakave, nuk e bënë një letër martesën as nuk e vendos jetën, në kohët që po jetojmë e kanë prishur magjinë e saj, normalisht që dua të martohem, po jo domosdo, unë dhe Adisi respektojmë njëri-tjetrin, e kuptojmë, e dëgjojmë, e bisedojmë çdo gjë bashkë, e kemi gjetur gjuhën e dashurisë dhe mirëkuptimit që është shumë më e rëndësishme se një nënshkrim në Komunë apo Bashki”, tha Fifi.

Ndërkohë, Fifi derisa pret të bëhet nënë ka vazhduar të jetë aktive më projekte muzikore duke publikuar disa të tilla, i fundit është “Mëkat” që e lansoi në muajin mars. /Telegrafi/

Exit mobile version