FIFA ka pyetur në llogarinë e saj në Twitter “FIFA World Cup” se kush është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në futboll.
Shtëpia e futbollit evropian organizoi me sukses Kampionatin Botëror në Katar, derisa Argjentina u kurorëzua si kampione.
Por, në pyetjen se kush është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në futboll, ata vepruan shpejt me përgjigjen e tyre.
🐐?
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) December 18, 2022
Natyrisht se “FIFA World Cup” lejoi ndjekësit e tyre që të jepnin përgjigje, më pas pasoi një foto nga ta, duke e paraqitur Lionel Messin si mbret të futbollit.
Për 35-vjeçarin, ky ishte trofeu i vetëm që i mungonte në karrierë, por edhe për të përfunduar debatin se a është ai apo Cristiano Ronaldo më i miri në histori.
Me këtë triumf, shtatë herë fituesi i Topit të Artë nuk lë dilema, ndërsa për 37-vjeçarin përfundoi karriera pa Kupën e Botës. /Telegrafi/