Site icon Telegrafi

FIFA po shqyrton rregullin e ri të penalltive, do të diskutohet në takimin e kësaj jave

Sipas raporteve, FIFA po konsideron të prezantojë një ‘ndryshim të rregullave kundër Emiliano Martinez’ që do të parandalojë një portier të shpërqendrojë ose të flasë me lojtarin kundërshtar që ekzekuton një penallti.

Bordi Ndërkombëtar i FA ka një mbledhje të ardhshme në Londër të shtunën, ku pritet të rishikojnë rregulloret aktuale brenda lojës.

Dhe pas finales së Kupës së Botës të vitit të kaluar midis Francës dhe Argjentinës, duket se një nga ndryshimet e mundshme të rregullave lidhet me veprimet e diskutueshme të Martinezit në gjuajtjet e penalltive.

Lexo po ashtu Një ndryshim i madh në rregullat e penalltive vjen në sezonin e ardhshëm

30-vjeçari përdori ‘lojëra mendjesh’ për t’i hequr besimin kundërshtarëve. Në fakt, ai e detyroi gjyqtarin Szymon Marciniak të ndërhynte me mirësjellje teksa tentoi të futej në kokën e Kingsley Coman.

Gjestet e Martinezit vazhduan ndërsa ai u përpoq të përballej me Kolo Muanin, por nëse rregulli i ri hyn në lojë, atëherë argjentinasi do të duhet të ri-mendojë taktikat e tij kur vjen puna për të pritur goditjet nga pika e bardhë.

Sipas gazetës Marca, IFAB është gati të qëndrojë kundër një sjelljeje të tillë kur të takohen më 4 mars.

 

Ata thonë se bordi mund të prezantojë një rregull ku portierëve u ndalohet “të shpërqendrojnë gjuajtësin”, me shembuj duke përfshirë vonimin e ekzekutimit të penalltisë ose prekjen e shtyllave, traversës ose rrjetën e portës.

Në gjuajtjen e penalltive në Lusadil Stadium, Martinez u dëgjua duke thënë “Të kam parë!” në disa raste; për të mos përmendur lëvizjet e tij mes shkopinjve.

Martinez u akuzua për “mashtrim” dhe “manipulim të rrethanave” në finalen e Kupës së Botës. /Telegrafi/

Exit mobile version