FFK Sot në orën 15:00 në selinë e FFK-së, presidenti Fadil Vokrri, do të mbajë konferencë për media.
Konferenca sipas FFK-së është në lidhje me çështjen e përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës.
I pari i FFK-së sot mund ta bëjë zyrtare ndarjen me trajnerin Bunjaki.
Bunjaki e ka paralajmëruar largimin, duke thënë se maksimum do të qëndrojë deri në fund të eliminatoreve. /Telegrafi/