Site icon Telegrafi

FFK cakton gjyqtarët për 1/8 e finales në Kupën e Kosovës, Genc Nuza në derbi

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar emrat e zyrtarëve të ndeshjes për 1/8 e finales në Digitalb Kupën e Kosovës.

Ndeshja kryesore e këtij rrethi do të zhvillohet në Therandë ku Ballkani pret Trepçën ’89.

Kjo ndeshje do të drejtohet nga treshja e gjyqtarëve me stemë të FIFA-s, Genc Nuza kryesor me ndihmësit Bujar Selimaj e Fatlum Berisha.

Fatmir Tahiri do të jetë gjyqtar kryesor në ndeshjen Gjilani – 2 Korriku që zhvillohet të dielën.

Ndërkohë në ndeshjen mes Prishtinës dhe Arbërisë drejtësinë do ta ndajë Shpëtim Murtezi me ndihmësit Fatlum Jashari e Faton Jakupi. /Telegrafi/

Exit mobile version