Lionel Messi ka qenë protagonist absolut në fitoren e Argjentinë ndaj Holandës dhe dërgimin e Kombëtares së tij në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.
Ka qenë një ndeshje me shumë tensione ku nuk munguan disa herë përplasjet mes futbollistëve gjatë ndeshjes, por edhe pas ndeshjes.
Lionel Messi ka qenë shumë i nervozuar në këtë ndeshje përkundër shkëlqimit në fushë me një asistim dhe një gol.
Pas golit të shënuar, Messi shkoi dhe festoi para bankës së Holandës, pikërisht në fytyrën e trajnerit Louis Van Gaal.
Edhe pas përfundimit të ndeshjes Messi u afrua te banka rezervë e Holandës dhe pati disa fjalë për trajnerin holandez, i cili kishte dhënë disa deklarata të forta para ndeshjes, sidomos për yllin argjentinas.
Van Gaal kishte thënë se për dallim nga Argjentina, Holanda e tij di të luaj futboll dhe këtë do ta tregojë në fushë.
Shtatë herë fituesi i ‘Topit të Artë’ ishte shumë i nervozuar, teksa pas ndeshjes tha se u pa që Holanda nuk luan futboll.
“Van Gaal tha se Holanda e tij di të luajë futboll, por nuk e pamë këtë sonte. Kishte futur vetëm futbollistë të gjatë dhe luanin vetëm me topin lart”, tha Messi.
Gjithsesi kapiteni i Argjentinës nuk zbuloi se çfarë i tha Van Gaalit, por nga pamjet filmike shihej duke i thënë se po flet shumë.
Ishte ndihmës trajneri i Holandës, Edgar Davids dhe pjesa tjetër e stafit që u munduan ta qetësonin Messin. /Telegrafi/
ustedes entienden que Messi después de festejar fue en frente de Van Gaal y le hizo el topo Gigio? el Messi más maradoneano de todos pic.twitter.com/phivZFQl2j
— Quimey Herrera (@QuimeyHerrera01) December 9, 2022