Site icon Telegrafi

Festivali “Koloni e Artit – Muaji i Pikturës” do t’i bashkojë rreth 40 piktorë në Vushtrri

Qyteti i Vushtrrisë

Më 8, 9 dhe 10 nëntor do të filloj edicioni i gjashtë i festivalit “Koloni e Artit – Muaji i Pikturës” në Vushtrri.

Sipas njoftimit të lëshuar nga komuna bëhet e ditur se ky festival do të bëj bashkë rreth 40 piktorë nga të gjitha trevat shqiptare, shkruan Telegrafi.

Kjo ngjarje do të organizohet nga OJQ “Viciana 2019”, shoqata e artistëve figurativ të Vushtrrisë dhe Komuna e Vushtrrisë.

“Ky edicion do të organizohet nga OJQ Viciana 2019, Shoqata e artistëve figurativ të Vushtrrisë dhe Komuna e Vushtrrisë.

“Koloni e Artit-Muaji i Pikturës” do të mbahet më datë 8, 9 dhe 10 nëntor”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version