Site icon Telegrafi

Festivali “HARDH FEST-2024” përfundon me sukses dhe pa incidente

Drejtoria Rajonale të Policisë në Gjakovë, me sukses ka përmbushur detyrat e saj gjatë organizimit të Festivalit të Rrushit, Verës dhe Kulturës “HARDH FEST-2024”, i cili u mbajt nga data 6 deri më 8 shtator në Rahovec.

Gjatë këtij festivali tradicional, i cili mblodhi një numër të madh vizitorësh dhe pjesëmarrësish, përfshirë personalitete të njohura nga fusha e politikës, kulturës dhe artit, nuk është shënuar asnjë incident serioz gjatë gjithë zhvillimit të festivalit.

Për garantimin e sigurisë dhe rendit publik, Drejtoria Rajonale të Policisë në Gjakovë ka zbatuar një plan operativ të mirë organizuar, ku një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë kanë qenë të angazhuar për kontrollin dhe rregullimin e trafikut, parandalimin e dukurive negative dhe parandalimin e akteve të mundshme kriminale.

Foto: Festivali “HARDH FEST-2024”

Bashkëpunimi i ngushtë me organizatorët e festivalit ka qenë një faktor kyç në ruajtjen e qetësisë publike dhe mbarëvajtjen e këtij eventi.

Falë kulturës qytetare të treguar nga vizitorët dhe përkushtimit të organizatorëve, festivali ka kaluar pa asnjë problem.

Policia e Kosovës falënderon të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit për respektimin e rregullave dhe sjelljen e përgjegjshme, duke kontribuar kështu në një atmosferë të qetë dhe festive. /Telegrafi/

Foto: Festivali “HARDH FEST-2024”
Foto: Festivali “HARDH FEST-2024”
Foto: Festivali “HARDH FEST-2024”
Exit mobile version