Ish-mesfushori i Interit, Borja Valero, e ka lavdëruar Hakan Calhanoglun duke e quajtur të guximshëm pas penalltisë së shënuar ndaj Milanit, derisa Alessio Tacchinardi e ka quajtur mosrespektues për festën e tij.
Futbollisti turk i braktisi Rossonerët gjatë verës duke kaluar si transfer i lirë te Nerazzurrët, ndërsa të dielën mbrëma zhvilloi duelin e parë të Derby della Madonnina me fanellën zikaltër.
Gjatë lojës që përfundoi baras, ai nxori një penallti dhe e ekzekutoi vet duke e konvertuar në gol, ndërsa më pas festoi para tifozëve të ish-klubit të tij.
Ish-mesfushori i Juventusit, Alessio Tacchinardi, gjestin e Calhanoglut – i cili gjatë festës i vuri duart prapa veshëve duke i ngacmuar tifozët e Milanit – e ka quajtur si mungesë respekti.
“Ishte mungesë respekti kundrejt ish-fansave dhe ish-klubit të tij. Sidomos pasi u largua si lojtar i lirë”, ka deklaruar Tacchinardi për SportMediaset.
If you think Calhanoglu fouls Kessie here then I have nothing to say other than bless your heart. ❤️ pic.twitter.com/Amyvr018SM
— Nima Tavallaey Roodsari (@NimaTavRood) November 8, 2021
Borja Valero, i cili ka luajtur te Interi për tri vite (2017-2020), beson se Calhanoglu tregoi guxim duke e marrë vet përgjegjësinë në ekzekutimin e penalltisë.
“Hakan Calhanoglu tregoi guxim të madh. Ai ka treguar personalit duke ekzekutuar një penallti të komplikuar. Meriton duartrokitje”, është shprehur Valero për DAZN.
Calhanoglu: Im gonna Knee Slide tf out this goal
Dzeko: No pic.twitter.com/JvfXtfye0Q— 🐊 (@AlCxpone) November 8, 2021
Ndërkohë që festa e tij nuk i pëlqeu aspak mbrojtësit të Milanit, Alessandro Florenzi, i cili hyri në fushë të shprehur pakënaqësinë e tij. /Telegrafi/
Alessandro Florenzi looked annoyed when Hakan Calhanoglu celebrated in front of AC Milan fans. pic.twitter.com/k5e9ANasGC
— FOOTBALLFANSSTUFF (@officialffsnews) November 8, 2021