Site icon Telegrafi

Ferronikelit i pezullohet fusha

Ferronikeli rrezikon dënim për shkak se në ndeshje me Gjilanin pati lëshime në organizim, ka pasur hedhje të gjësendeve të forta në fushë, futje të personave jozyrtarë në hyrje të zhveshtoreve, ku edhe është ushtruar dhunë ndaj lojtarit të Gjilanit, Betim Haxhimusa, shkruan sot Koha Ditore.

"Masa e pezullimit është dhënë ndaj personit zyrtar Ilir Demaku për shkak të moskryerjes së detyrës si dhe lejimin e shumë personave jozyrtarë në hyrje të zhveshtoreve ku edhe është ushtruar dhunë ndaj lojtarit të Gjilanit, Betim Haxhimusa. Ndaj ekonomit Elami Limanit masa është dhënë për përplasje me lojtarin mysafir afër kornerit si dhe për arsye se ishte njëri ndër shkaktarët kryesorë të incidentit që ndodhi brenda zhveshtoreve dhe lëndimit të rëndë që ka marrë lojtari mysafir Haxhimusa", shkruan në njoftimin e KD-së.

KD me katër ndeshje e ka suspenduar futbollistin e Ferronikelit, Mendurim Hoti,n për kacafytje, fyerje dhe sharje me lojtarin kundërshtar. Për dy muaj është suspenduar mbrojtësi i Gjilanit, Fidan Hasani për sjellje të pahijshme dhe fyerje, sharje drejtuar arbitrit kryesor si dhe për shkak të provokimeve pas daljes nga fusha.

Por dënimi ndaj Hasanit do të vlejë vetëm për një ndeshje, pasi në dy muajt e ardhshëm nuk ka ndeshje tjera të futbollit. Me dy ndeshje është dënuar Betim Haxhimusa për sharje në drejtim të lojtarit kundërshtar. 

Exit mobile version