Në rrugët e Dohës së Katarit, është zhvilluar gara mes Ferrari 458 dhe Lamborghini Aventador.
Shoferët kanë sfiduar njëri-tjetrin në këto makina ‘bisha’, që kanë 700-kuaj fuqi me motor V12, respektivisht 581-kuaj fuqi me motor V8, transmeton Telegrafi.
“Që të këto makina janë të shpejta, tingëllojnë bukur dhe tregojnë pse Italia është vendi i veturave të fuqishme”, përshkruhet kjo garë nga ‘Auto News’.
“Nuk po di çfarë po më pëlqen më shumë, shpejtësia e makinave apo zëri që po lëshojnë”, është një koment lidhur me garën e zhvilluar gjatë orëve të mbrëmjes. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=0dEOVwaguzY