Shoferët e Ferrarit së shpejti do të duhet të marrin me vete në veturë sistemin e tyre të navigimit.
Kjo pasi gjiganti italian i veturave më në fund e ka kuptuar se telefoni inteligjent është më i mirë në navigim, andaj po planifikon ta largojë krejtësisht këtë funksion nga vetura, përcjell Telegrafi.
Ferrari e di se pronarët e tij nuk i përdorin veturat për udhëtime të përditshme, kështu që mendoi se edhe sistemin e navigimit ka të ngjarë ta përdorin rrallë.
Ndryshe, pati një reagim të shpejtë ndaj njoftimit të General Motors se do të hiqte mbështetjen për Apple CarPlay dhe Android Auto në favor të softuerit të saj të brendshëm.
Por, Ferrari duket se po merr qasje të kundërt në të paktën një aspekt.
Ka kaluar rreth një dekadë që nga prezantimi i Apple CarPlay dhe Android Auto, dhe të dyja janë ngulitur si funksione të domosdoshme në pothuajse çdo veturë të re sot. /Telegrafi/